Manovrat e tanishme të njësive ushtarake të të dy vendeve, të cilat u pagëzuan me emrin "Misioni i paqes", janë më të mëdhatë për dekadën e fundit. Në to janë përfshirë 1.500 ushtarakë. Qëllimi kryesor i stërvitjeve - praktikimi i veprimeve luftarake gjatë një operacioni të përbashkët antiterrorist.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Kinës njoftuan se për pjesëmarrje në manovrat në fjalë janë dërguar mjete trasporti, teknikë vetëlëvizëse si dhe një grup i aviacionit i përbërë nga avionë gjuajtës dhe helikopterë luftarakë. Manovrat do të përfundojnë më 15 gusht.