Kjo datë është themeluar me iniciativën e parlamentit rus në vjeshtë të vitit 2012 dhe përkon me ditën e përfshirjes së Perandorisë Ruse në Luftën e Parë Botërore.

Përveç qyteteve ruse, kujtimin e ushtarëve të rënë e nderuan edhe në Itali. Kurora me lule mbi varret e robërve ushtarakë rusë të luftës u vendosën në varrezat në qytetet Brunico, Bressanone, Bolzano, Ora, në provincën autonome italiane Bolzano. Vetëm në veri të Italisë prehen afro 10 mijë ushtarë rusë.