Ditën e mërkurë "Mi-8" kreu një ulje të vështirë 50 km larg nga Addis-Abeba. Gjatë uljes helikopteri u përmbys në një anë, por viktimat u arrit të shmangeshin fatmirësisht gjatë kësaj. Megjithatë, të gjithë anëtarët e ekuipazhit të tij u hospitalizuan. Po zhvillohet  hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në rajon. Në dhjetor të vitit 2012 një tjetër helikopter rus "Mi-8", i cili gjithashtu punonte për OKB-në, u godit gabimisht nga ushtarakët e Sudanit të Jugut.