Njëkohësisht në 12 nga 27 shtetet braziliane është shpallur greva e punonjësve të sferës së shëndetësisë, të cilët protestojnë kundër synimit të qeverisë për të ftuar mjekë nga jashtë që të punojnë në zonat e largëta të vendit.

Përveç kësaj, në Rio de Janeiro pjesëmarrësit e protestave kundër politikës sociale dhe ekonomike të autoriteteve u përpoqën të zaptojnë godinat e qytetit të Kuvendit Legjislativ. Policia, e cila ruante ndërtesën, përdori gaz lotsjellës dhe granata tymuese për shpërndarjen e tyre.