"Ushtria po zhvillon një luftë heroike, nga e cila varet fati i kombit dhe qetësia e popullit. Armiku sot ndodhet midis nesh, ai dëshiron të distabilizojë situatën brenda vendit", - tha Bashar Al-Assad.

"Nëse ne, sirianët, nuk do të ishim të bindur për fitoren, atëhere nuk do të mund t'i rezistonim për më shumë se 2 vjet agresionit të egër me të cilin u ballafaquam", - theksoi Presidenti.

Në Siri që nga marsi i vitit 2011 nuk po rreshtin përleshjet midis forcave të regjimit në pushtet dhe opozitës së armatosur.