Në Shën Petersburg u derdh në bronz statuja gjigande e Krishtit me një lartësi prej 33 metrash - sipas viteve të jetës tokësore të Jezusit. Piedestali i saj me relievet prej bronzi është 50 metra i lartë. Kështu që lartësia e përgjithshme e skulpturës do të arrije deri në 83 metra, vuri në dukje skulptori.

Ai rikujtoi se skulptura do të jetë 5 metra më e lartë se sa statuja e Krishtit në Lisbonë, e cila konsiderohet më e larta në Evropë. Portugezët e quajnë monumentin e tyre "Krishti Mbret", shpjegoi Cereteli.