Dokumentet e deklasifikuara mund të publikohen që në fillim të kësaj jave. Agjencia thekson se ky vendim u morr në lidhje me deklaratën e Drejtorit të NSA, James Clapper, i cili deklaroi se do të synohet që puna e shërbimeve të zbulimit të bëhet më e hapur. Dokumentet hedhin dritë mbi programet e NSA, të cilat u bënë të ditura pas bërjes së tyre publike nga Snowden, si dhe mbi punën e gjykatës së fshehtë të mbikëqyrjes (Foreign Intelligence Surveillance Court), e cila gjithashtu figuronte në këto skandale.