Avioni me 44 ushtarakë austriakë, i cili u ul në aeroportin “Schwechat” të Vjenës", u prit nga një delegacion i kryesuar prej Ministrit të Mbrojtjes të Austrisë, Gerald Klug. Ushtarët e kthyer në atdhe i dorëzuan solemnisht ministrit flamurin austriak, i cili u valëvit për rreth 40 vjet në Lartësitë e Golanit.

Vjena njoftoi tërheqjen e ushtarakëve të vet nga zona ndarëse e Sirisë dhe Izraelit në Lartësitë e Golanit më 6 qershor për shkak të rrezikut që i kanosej jetës së paqeruajtësve në sfondin e luftës civile në Siri.