Sipas njoftimeve më të fundit, ditën e martë në qytetin Kamishli u vra një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Lartë të kurdëve në Siri. Në makinën e tij terroristët vendosën një bombë. Disa orë pas sulmit terrorist në zonat kurde u shpall mobilizimi i përgjithshëm. Radhëve të forcave vetëmbrojtëse kurde iu bashkuan mijëra vullnetarë të rinj.