Sipas mendimit të tyre, mbi zonën e Uraleve mund të ketë rënë një fragment i asteroidit “2011 EO40”, thuhet në artikullin e shkencëtarëve, i cili është pranuar për botim në revistën "Monthly Notices of Royal Astronomical Society".

Në mes të shkurtit banorët e disa zonave të rajonit të Uraleve vërejtën një trup qiellor - një top të zjarrtë me bisht, fluturimi i të cilit përfundoi me një shkëlqim shumë të ndritshëm dhe një shpërthim. Masa e trupit kozmik para shpërthimit, sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, ishte rreth 10.000 ton, ndërsa gjatësia e tij - gati 17 metra.