Presupozohet se sistemi do të vihet në veprim në vitin 2014.

Qëllimi i zhvillimit të këtij sistemi nga ana e ushtarakëve është mbrojtja prej kërcënimeve biologjike, përhapjes aksidentale apo të qëllimshme të agjentëve bartës të infeksioneve nga ana e kundërshtarit potencial.

Sistemi do të përfshijë në vetvete një kompleks kompjuterik, i cili do të duhet të analizojë brenda një ore ADN-në e çdo bakterie ose virusi, ndërsa pastaj të zhvillojë vaksinën për neutralizimin e agjentëve bartës të sëmundjeve dhe të fillojë prodhimin e saj.