Siç vë në dukje Qendra kombëtare për vëzhgimin e tërmeteve, një aktivitet sizmik i tillë është mëse normal për këtë rajon të Turqisë. Përderisa epiqendra e tërmetit ndodhej thellë nën det, fatkeqësia natyrore nuk shkaktoi shkatërrime apo viktima.

Tërmetet në Turqi jo rrallë provokojnë panik në mesin e popullsisë, e cila kujton tragjedinë e vitit 1999. Atëherë magnituda e lëkundjeve nëntokësore arriti në 8 ballë, gjë kjo që çoi në vdekjen e 20 mijë personave.