Vajza është në gjendje kritike për jetën.

Amebat që jetojnë në ujërat e ëmbla depërtojnë në trupin e njeriut nga hunda gjatë notit dhe pastaj nëpërmjet kanalit të nervit të nuhatjes lëvizin në drejtim të trurit, ku fillojnë të ushqehen me qelizat e tij, duke shkaktuar Meningoencefalit primar amoebik. Vdekja e njeriut pas kësaj ndodh brenda pak ditësh.

Në botë që nga zbulimi i Naegleria fowleri në vitin 1960 janë raportuar disa qindra raste të infektimit nga ky lloj i amebave, ndërkohë që njihen vetëm tre raste të shërimit të pacientëve.