Të dhënat mbi të lënduarit gjatë këtij incidenti po saktësohen.

Siç njoftojnë mediat lokale, shpërthimet filluan rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës dhe zgjatën rreth një orë. Banorët e shtëpive aty pranë u evakuuan.

Në fotografitë e bëra dhe videot e regjistruara nga vendi i ngjarjes, të cilat u postuan në Internet, shihet një zjarr i madh që ka përfshirë uzinën pas shpërthimit.

Siç njofton në faqen e tij në Facebook Shërbimi i Shpëtimit 911, të paktën 10 persona konsiderohen të humbur pa lënë gjurmë, ndërkohë që në uzinë vazhdojnë të buçasin shpërthime të reja.