Për këtë deklaroi përpara gazetarëve Presidenti i sipërmarrjes ruso-indiane “BrahMos Aerospace” Sivathanu Pillai, por ai nuk pranoi të përmendë vendet blerëse potenciale.

Raketa "BrahMos" është e aftë të godasë objektivat në një distancë 290 km. Ajo është tashmë pjesë përbërëse e armatimeve të trupave tokësore të Indisë, me të janë pajisur edhe luftanijet sipërfaqësore të Forcave Ushtarake Detare të vendit. Gjatë këtij viti duhet të mbahen provat e raketës së bazimit ajror. Në mars u realizua me sukses lëshimi i versionit nënujor të raketës në fjalë.