"Me akcizat duhet punuar me shumë kujdes. Unë jam në dijeni të planeve të Qeverisë për rritjen graduale të akcizave, por kjo duhet të jetë pikërisht një rritje graduale", - theksoi Kryetari i shtetit rus.

Sipas vlerësimit të Putinit, akcizat për duhanin dhe alkoolin “janë një sferë mjaft delikate”. "Ne e dimë se ç’rezultate solli lufta kundër alkoolit në kohët e mëparshme. Filloi të prodhohet vodkë e bërë në mënyrë artizanale, të pihet alkool i çnatyruar (denatured alcohol)", - kujtoi Presidenti.

Ai beson se "nuk janë aq të nevojshmë masat penguese, duke përfshirë edhe masat ekonomike, sesa sensibilizimi i popullsisë për tu marrë me sport, propagandimi i mënyrës së shëndetshme të jetesës".