Siç tregoi përfaqësuesi i qeverisë pakistaneze në një intervistë për kanalin televiziv “ARY News”, rreth 60 persona të armatosur sulmuan burgun, ndërkohë që pjesa tjetër e sulmuesve e qëlluan atë nga jashtë me mortaja dhe granatahedhës.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, gjatë sulmit u vranë 12 vetë, duke përfshirë këtu edhe 4 policë.

Burgu, ndaj të cilit u ndërmorr sulmi, ndodhet në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në afërsi të kufirit me Afganistanin.