Nga e enjtja deri të dielën (25-28 korrik) në provincën në fjalë u regjistruan reshje të bollshme shiu, niveli mesatar i të cilave arriti në 35.6 mm, ndërsa në disa raste deri në 100 mm.

Kjo çoi në prishjen e të mbjellave në një sipërfaqe prej 395.2 mijë hektarësh dhe përmbytjen e 3695 shtëpive. Dëmi i drejtpërdrejtë është vlerësuar nga ana e autoriteteve lokale në 2.3 miliardë juan ($ 375.700.000 ). Në zonat më të prekura nga reshjet e dendura janë dërguar ekipet e shpëtimit.