Siç njoftojnë prokurorët, vetë i pandehuri ka pranuar se përziente insekticide në pelmenjet, sepse ishte i pakënaqur nga paga dhe nga kolegët e tij.

Pelmenjet e helmuara janë eksportuar në Japoni, dhe të paktën 10 persona u hospitalizuan pasi i hëngrën ato, midis tyre dhe një fëmijë 5-vjeçar.

Incidenti, i cili ndodhi në vitin 2008, shkaktoi polemika serioze në lidhje me sigurinë e produkteve kineze.