Violina e prodhuar në mënyrë artizanale nga Antonio Stradivari në vitin 1698 ka një vlerë prej rreth 1.8 milionë $. Ajo iu vodh violinistes koreanojugore Min-Jin Kym në një restorant në Londër. Së bashku me violinën u gjetën dhe harqet e vjedhura, kostoja totale e të cilave arrin në më shumë se 100.000 $.

Në vitin 2011 për vjedhjen e violinës u arrestuan dhe u shpallën fajtorë John Maughan dhe dy adoleshentë. Megjithatë, për vendndodhjen e instrumentit muzikor nuk dihej asgjë.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se violina ishte aq e njohur, saqë rishitja e saj ishte thjesht e pamundur.