Sipas informacionit të bërë publik prej këtij botimi, të ardhurat e saj që nga qershori i vitit 2012 deri në korrik të vitit 2013 ishin afërsisht 33 milionë $. Angelina Jolie është një nga aktoret e pakta në Hollivud, të cilat mund të pretendojnë të paktën shumë 15 milionë $ për xhirimet e një filmi.

Angelina Jolie e ka kryesuar renditjen e revistës “Forbes” që 2 vjet më parë, por sipas rezultateve të vitit të kaluar ajo zinte vetëm vendin e katërt. Këtë vit “Forbes” e ka cilësuar atë edhe aktoren hollivudiane me më shumë ndikim.