Njoftohet gjithashtu se në kuadër të operacionit në fjalë janë arrestuar rreth 150 tutorë (kodoshë). Agjentët e FBI-së bastisën kazino, motele dhe vende parkimi kamionash.

Asistenti i Drejtorit të FBI-së, Ronald Hosko, deklaroi se prostitucioni i fëmijëve mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për fëmijët në të gjithë Amerikën. Ai theksoi se kriminelët kërkojnë adoleshentë në nevojë dhe i shfrytëzojnë ata për një kohë të gjatë.

Gjithsej në kuadër të fushatës kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve FBI-ja që nga viti 2003 ka arritur të shpëtojë rreth 2.700 fëmijë.