Bitcoin Co ka pezulluar veprimtarinë e saj në vend.

Në Tajlandë punojnë të paktën dy bursa elektronike, ku mund të shkëmbehen, të blihen ose shiten Bitcoins me baht (valuta tajlandeze). Faqet e Internetit të këtyre bursave vazhdojnë të punojnë normalisht, ndërsa pezullimi i afërt i aktivitetit të tyre aktualisht nuk është bërë me dije.

Nëse ndalimi do të shtrihet mbi të gjitha kompanitë që përdorin monedhën virtuale, atëhere Tajlanda do të jetë vendi i parë që ndalon operacionet financiare me Bitcoins.