Krimineli ka ndërmend të ndjekë studimet me korrespondencë në Fakultetin e Shkencave Politike.

Drejtori i burgut, ku Breivik po vuan dënimin e tij, ka thënë se ai mbështet dëshirën e tij për të fituar dije, sepse pas lirimit nga burgu një kriminel i arsimuar do ta ketë shumë më të lehtë të gjejë një punë dhe t’i kthehet jetës normale.

Ndërkohë, rektorati dhe zyrtarët e Universitetit të Oslos refuzojnë kategorikisht t’i japin çfarëdolloj diturie Breivik-ut, pasi ata e konsiderojnë krimin e kryer nga ai një akt monstruoz që e tejkalon krimin e thjeshtë.