"Ne po avancojmë vazhdimisht drejt qëllimit të caktuar - riarmatimit të qenësishëm teknik të njësive nënujore dhe sipërfaqësore të FUD-it të Rusisë", - tha Vladimir Putin në një takim kushtuar perspektivave të zhvillimit të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Ai vuri në dukje se kjo do t’i lejojë flotës ushtarake të zgjidhë gjithë gamën e detyrave që qëndrojnë përpara saj, "para së gjithash ruajtjen e paritetit strategjik dhe zmbrapsjen e kërcënimeve potenciale në drejtimin detar".