Siç u bë e ditur, kompania Pegatron Group ka shkelur në mënyrë flagrante disa ligje dhe standarte si ndërkombëtare, ashtu dhe kombëtare. Ajo, në veçanti, akuzohet për shfrytëzimin e punës së të miturve dhe orar të parregullt pune.

Në fund të marsit Shoqata amerikane e Punës së Ndershme zbuloi shkelje serioze të ligjeve të punës në fabrikat e kompanisë Foxconn në Kinë, në të cilat prodhohen smartphone-t iPhone dhe kompjuterët tabletë iPad.