Ata ndodheshin në bordin e një helikopteri "Robinson 66", që u rrëzua në lindje të Pensilvanisë. Helikopteri ishte nisur nga New York-u drejt qytetit të Lehighton.

Viktima të këtij aksidenti ajror u bënë një fëmijë, tre burra dhe një grua. Personat që humbën jetën nuk janë identifikuar ende. Sipas fjalëve të zëdhënësit të policisë, ka gjasa që viktimat të jenë - një baba me të birin, një baba me vajzën dhe piloti.

Piloti i helikopterit para rrëzimit arriti të njoftonte dispeçerinë ajrore se helikopteri po humbiste shumë shpejt lartësinë e flurimit.