"Nëse dikush është homoseksual, por kërkon Zotin, dhe ai ka synime të mira, kush jam unë që ta gjykoj atë?", - tha Papa.

Papa i Romës theksoi se në bazë të ligjeve të kishës vetë orientimi seksual nuk është ndonjë mëkat, në ndryshim nga kontaktet homoseksuale.

Paraardhësi i tij, Benedikti XVI është shprehur në mënyrë të përsëritur kundër priftërinjve me prirje homoseksuale.