Nga ndotja është prekur plazhi i Ao Prao, i cili shtrihet në pjesën perëndimore të ishullit. Sipas ambientalistëve, gjiri në zonën e plazhit është ndotur nga 5 ton naftë. Turistët janë evakuuar prej Ao Prao.

Rreth 50 ton naftë bruto u derdh të shtunën në Detin e Kinës Jugore, si pasojë e rrjedhjes nga një anije cisternë e kompanisë tajlandeze PTT Global Chemical. 20 km nga brigjet është formuar një njollë 2.5 km e gjatë dhe 800 metra e gjerë. Sipas njoftimeve të fundit, është arritur që brenda dy ditëve të likuidohet rreth 70% e sasisë së naftës së derdhur në det.