Avioni po fluturonte nga qyteti i Cedar Rapids, shteti i Iowa, për në qytetin e St. Petersburg, shteti i Florida-s. Në bord ndodheshin 161 pasagjerë, duke përfshirë edhe 6 anëtarët e ekuipazhit. Si pasojë e incidentit askush nuk u lëndua.

Përfaqësuesit e kompanisë ajrore nuk kanë bërë me dije nëse në bordin e avionit ra me të vërtetë zjarr apo sinjali i alarmit të tymit u ndez si pasojë e një shkaku të përcaktuar.