Bisedimet hynë në qorrsokak duke filluar që nga viti 2010. Kohët e fundit Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry po punon shumë aktivisht për rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit erdhi vetëm disa orë më vonë pasi Izraeli njoftoi se do të lirojë nga burgu më shumë se 100 të burgosur palestinezë si një gjest vullneti të mirë.