“Vetëm në muajin korrik janë vjedhur 25 tuba uji për shuarjen e zjarrit me vlerë 185 mijë rubla (rreth 6 mijë $)", - thuhet në njoftimin e policisë. I dyshuar si autor i këtij krimi u arrestua një ish-punonjës i shërbimeve komunale të qytetit, i cili aktualisht nuk punon në asgjëkund.

Gjatë kontrollit atij iu gjet një pjesë e materialit të vjedhur. Burri pranoi se tubat e ujit për fikjen e zjarrit, që ishin vjedhur prej tij, ai i shiste me çmim të ulët. Ndaj tij është ngritur një çështje penale për vjedhje dhe tani keqbërësi rrezikon të dënohet deri me 2 vjet heqje lirie.