11 persona u nxorrën nga autobusi të gjallë. Disa prej tyre u lënduan rëndë, dy persona janë në gjendje shumë kritike.

Autobusi u përplas me disa makina që kishin ulur shpejtësinë përpara bllokueseve të rrugës. Pas kësaj ai shembi pengesën mbrojtëse anës rrugës dhe ra poshtë në një greminë disa dhjetra metra të thellë. Ai ra në një pjesë me shkurre dhe pemë të dendura të shpatit malor, çka e vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit. Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Avellino-s, në rajonin e Campania-s.

Në autobus ndodheshin rreth 50 pasagjerë, duke përfshirë edhe fëmijë. Ata po ktheheshin në Napoli nga një udhëtim pelegrinazhi.