"Edward Snowden ka bërë publike gjëra që dihen nga ne prej kohësh", - tha Dimitri Rogozin, duke theksuar se bëhet fjalë për armën kibernetike.

Zëvendëskryeministri rus shtoi se Rusia po ndërmerr tashmë hapa për të mos u ndodhur e varuar nga komponentët e huaj elektronikë.

"Kjo nuk është çështje e sigurisë kibernetike, por çështje e sigurisë kombëtare", - tha Zëvendëskryeministri Rogozin, duke shtuar se në zonat e ndjeshme të tilla si kozmosi​​, Rusia do të mbështetet në bazën e vet elektronike të komponentëve.