Zvarraniku erdhi në jetë më 18 qershor. Koka e djathtë e breshkës do të quhet Thelma, ndërsa e majta Louise. Postimi i parë në faqen e Facebook të Thelma dhe Louise u regjistrua më 23 korrik. Në këtë faqe postohen fotografitë e breshkës dhe dialogët mes dy kokave të saj.

Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Craig Pelke rrëfeu se Thelma dhe Louise ndjehet mirë dhe se ha me të dyja gojët e saj. Sipas fjalëve të tij, breshkat dhe gjarpërinjtë me dy koka janë binjakë të pandashëm homozigotë dhe në shumicën e rasteve bëjnë një jetë krejtësisht normale.