Marrëveshja do të nënshkruhet para fundit të gushtit.

Sipas kushteve të kontratës, Ushtria amerikane do ta furnizojë Brazilin me obusë nga përbërja e armatimeve të veta, duke i modernizuar paraprakisht ata deri në standartin "M109A5+". Obusët do të pajisen me motorë të rinj, sistem transmisioni të përmirësuar, sistem navigacioni, pajisje të reflektimit të informacionit në vendin e komandantit të obusit, sistem të kontrollit të hapjes së zjarrit dhe stacion balistik.

Në vitin 2012 Brazili ka blerë nga SHBA-ja 36 obusë "M109A5", të cilët gjithashtu po modernizohen deri në versionin "M109A5+".