Tubimi i radhës i ish-legjionarëve të divizionit të 20-të estonez të trupave "Waffen-SS" u mbajt më 27 korrik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i quan të papranueshme "përpjekjet blasfemuese të nderimit dhe heroizimit në Estoni të xhelatëve estonezë të trupave SS", përgjegjës për krimet monstruoze në territoret e pushtuara.

"Nuk mund të mos shkaktojë indinjim favorizimi i hapur prej Talinit zyrtar i zhvillimit të aktiviteteve të tilla, si dhe mungesa e një vlerësimi të duhur nga ana e Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit është Estonia", - thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.