"Populli kërkon largimin e qeverisë", "Al-Nahda" duhet përmbysur"- thërrasin protestuesit.

Mohamed Brahmi u qëllua për vdekje me armë zjarri ditën e enjte pranë shtëpisë së tij. Ai kritikonte vazhdimisht islamistët dhe bënte thirrje për të zhvilluar demokracinë në Tunizi sipas "skenarit egjiptian".