Sipas njoftimeve të mediave lokale, muzeu është planifikuar të hapet më 1 shtator. Vëmendje e veçantë i është kushtuar murit, ku qëndroi më këmbë në momentin e pushkatimit çifti Çaushesku - në të janë ruajtur gjurmët e plumbave.

Ndërkohë, sondazhet tregojnë se një lider si Çaushesku në zgjedhjet në Rumani do të ishte mbështetur nga më shumë se 40 % e votuesve, ndërsa gjysma e të anketuarve janë të mendimit se jetesa gjatë regjimit të Çausheskut ishte më e mirë se tani.