Përleshjet filluan pas lutjes të së premtes në xhaminë qendrore. Banorët nuk u lejuan përkrahësve të Mohammed Mursi të mblidheshin në shesh, kështu dhe shpërtheu konflikti.

Ushtria e Egjiptit më 3 korrik të këtij viti rrëzoi nga pushteti Presidentin Mohammed Mursi. Aktualisht ai mbahet në izolim në një prej objekteve të forcave të armatosura egjiptiane.