Më 25 korrik në periferi të Damaskut, zonë kjo e populluar kryesisht nga të krishterë dhe druzë, u hodh në erë një makinë e minuar. 10 persona humbën jetën, ndërkohë që më shumë se 60 të tjerë, midis të cilëve edhe fëmijë, u plagosën.

Përgjegjësinë për krimin e mori përsipër një grup i lidhur me organizatën terroriste "Al-Qaeda".