Ai i dërgoi një telegram ngushëllimi Mbretit të Spanjës, Juan Carlos I, në lidhje me vdekjen e një numri të madh njerëzish, si pasojë e rrëzimit të trenit në Galicia.

Galeria fotografike

Aksidenti tragjik hekurudhor në veriperëndim të Spanjës në rajonin autonom Galicia, në afërsi të qytetit Santiago de Compostela, ndodhi të mërkurën në mbrëmje. Sipas informacioneve të fundit, 77 persona kanë humbur jetën dhe 143 të tjerë janë lënduar.

Sipas të dhënave të hetimeve, makinisti i trenit ka tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme shpejtësinë dhe nuk ka mundur dot të hyjë në një kthesë të mprehtë.