"Jugu vazhdimisht ka lënë të nënkuptohet se faji për ndërprerjen e punës në Zonën industriale bie tërësisht mbi Veriun, dhe se nga Koreja e Veriut kërkohen garanci të forta se kjo nuk do të ndodhë përsëri", - deklaroi gjatë negociatave përfaqësuesi i Ministrisë koreanojugore për Çështjet e Bashkimit të Koresë.

Nga ana e vet delegacioni i Koresë së Veriut akuzoi Korenë e Jugut për mungesë njëtrajtshmërie gjatë zhvillimit të negociatave.