Mandati i Anders Fogh Rasmussen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut përfundon në korrik të vitit 2014. Sipas njoftimeve të mediave, Pieter De Crem shihet si favorit për këtë post.

Siç vënë në dukje vëzhguesit, vetë Anders Fogh Rasmussen pas dorëheqjes mund të zërë postin e Kryetarit të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar Kryetarin e parë të këtij Instituti belgun Herman van Rompuy, ose mund të marrë detyrën e Kreut të diplomacisë së BE-së, të cilën tani e kryen Catherine Ashton.