I akuzuari për rrjedhjen e informacionit të shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden, u ka kërkuar azil politik autoriteteve të Rusisë. Ai për më shumë se një muaj ndodhet në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar të Moskës "Sheremetievo" me pasaportë të anuluar amerikane.

Ndërkohë, Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, Robert Menendez, deklaroi se Edward Snowden zotëron ende dokumente sekrete dhe kjo rrezikon sigurinë e Amerikës.