Al-Brahmi kryesonte lëvizjen opozitare "Fronti Popullor". Ai ishte i njohur për pikëpamjet e tij të majta dhe apelet për zhvillimin e demokracisë në Tunizi sipas "skenarit egjiptian", që nënkuptonte rrëzimin nga pushteti të islamistëve.

Politikani u qëllua për vdekje me armë zjarri pranë shtëpisë së tij nga persona të panjohur. Sipas njoftimit të policisë, ai mori 11 plagë me armë zjarri në kokë.