Disa mijëra punonjës të hekurudhave u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë me kërkesat për të ndaluar shkurtimin nga puna të personelit dhe për të siguruar një pagë më të mirë.

Demonstruesit mbanin në duar pankarta me slloganet "Ne duam të punojmë", "Poshtë hajdutët!", "Poshtë privatizimi" dhe parulla të tjera. Ata paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, ata do të fillojnë një grevë të përgjithshme me kërkesën e dorëheqjes së qeverisë.