Në një komunikatë zyrtare njoftohet se trazirat që shpërthyen në rajonin e largët juglindor të vendit ishin "ngrohur mirë" ndër të tjerash edhe nga fluksi i armëve.

Përleshjet filluan në rajonin N'Zérékoré në të ashtuquajturën Guinea pyjore më 15 korrik, kur përfaqësuesit e popullatës etnike Kpelle vranë një të ri nga etnia Konianke, duke e akuzuar atë për vjedhjen e dyqanit.

Të vrarët në nxitim e sipër u varrosën në varre masive, kështu që numri i saktë i viktimave është vështirë të përcaktohet.