Emërimi i Caroline Kennedy duhet të miratohet nga Senati i Kongresit Amerikan.

Tani 55-vjeçarja Caroline Kennedy mban postin e Presidentes së Fondacionit, i cili menaxhon bibliotekën që mban emrin e babait të saj. Përpara kësaj ajo ka punuar në organizata të ndryshme të sistemit arsimor.

Në vitin 2008 Caroline Kennedy i ka dhënë mbështetje të konsiderueshme Presidentit aktual Barack Obama gjatë fushatës parazgjedhore presidenciale.