"Ky projekt është zhvilluar që 4.5 vjet më parë. U krijua ai me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës", - tregoi Juri Arabov.

Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse (kryesisht filologe (gjuhëtarë), të cilat u martuan me shqiptarë. "Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë. Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite", - tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë "një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo vjen".